Kosova dhe Iowa bashkëpunim në fushën e kulturës, sportit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore

05.07.2013

Një delegacion nga shteti i Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar sot një takim me Zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, me të cilin kanë biseduar për kulturën, sportin, rininë dhe trashëgiminë kulturore, me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit në këto fusha. Organizata Sister States ka për synim, lidhjen e partneritetit në fusha të ndryshme me shtete në botë.

Zëvendësministri Abazi i ka informuar mysafirët më zhvillimet në kulturë, sport, rini dhe trashëgimi kulturore, duke folur për të arriturat dhe sfidat. Ai tha se ka pasur mjaftë rezultate të prekshme në vitet e fundit. Theks të veçantë ai përmendi edhe bashkëpunimin që Kosova ka me shtete të shumta në fushën e kulturës. Abazi tha se MKRS është mjaftë e interesuar të 0prmovojë kulturën e vet dhe të rrisë shkëmbimet kulturore por edhe në fusha të tjera. Në këtë drejtim ai shprehi përkushtimin e MKRS-së që kjo të ndodhë edhe me Iowa-n.

Nga ana tjetër, Tom Rial, president e I kësaj organizate ka folur për aktivitetet që organizojnë dhe ka shprehur me këtë rast interesimin që artistët, sportistet dhe të rinjtë nga Kosova të krijojnë lidhje me Iowa-n.

Në këtë rrafsh është rënë dakord që të vazhdojë koordinimi që në të ardhmen e afërt të ketë aktivitete të përbashkëta si në Kosovë ashtu edhe në Iowa.

Prapa