Është koha me përfitu me Kartën Rinore Evropiane!

Karta Rinore Evropiane tash është edhe në Kosovë – dhe po, është krejtësisht falas për ty që je 15-29 vjeç!
Me këtë kartë, ke qasje në mbi 80,000 zbritje dhe përfitime në 36 shtete të Evropës – por edhe në shumë biznese në Kosovë që tashmë janë partnerë zyrtarë të Kartës!
Udhëtime, ushqim, evente muzikore, kinema, joga, aktivitete kreative …gjithçka me çmim më të mirë – një përfitim i vogël që bën dallim të madh në përditshmërinë tënde.
Shiko videon për me kuptu çka është, si funksionon edhe qysh me u pajis me Kartën Rinore Evropiane në pak minuta!
Bëhu pjesë e një rrjeti me 9 MILION të rinj evropianë – përfitimet po të presin!
Karta Rinore Evropiane në Kosovë mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe implementohet nga konsorciumi i organizatave BONEVET në bashkëpunim me KOSOVA MAKERS LEAGUE dhe KosovaIdeas.