Grupi Koordinues për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

11.04.2025

Sot u mbajt takimi i Grupit Koordinues Ndërinstitucional për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, pjesë e të cilit janë Ministria e Kulturës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Temë kryesore e diskutimit ishin ndërhyrjet e paligjshme dhe të pa autorizuara të Komunave në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë projektet e fundit në Komunën e Prishtinës.

Përfaqësuesit e institucioneve diskutuan për hapat e radhës dhe nevojën e koordinimit më të shpejtë dhe efikas, me qëllim të parandalimit dhe ndaljes së veprimeve të paligjshme.

Prapa