Minstri Çeku takoi kryetaren e Preshevës

Ministri Çeku priti sot në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Ata diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për projektet e ardhshme që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Preshevë.
Ministri Çeku theksoi rëndësinë e projekteve të përbashkëta në fushat e MKRS-së për forcimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa kryetarja Sinani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme nga institucionet e Kosovës.