Kampi Ndërkombëtar i Xhudos në Pejë

02.04.2025

Përkushtim, disiplinë e miqësi në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Xhudistë e xhudiste nga vendet si Italia, Republika Çeke, Finlanda, Greqia, Sllovenia, Moldavia, Bosnia & Hercegovina, Anglia, Afrika e Jugut, Shqipëria dhe Kosova, morën pjesë në kamp për një javë radhazi.

Kampi u zhvillua nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, dhe trajnerëve Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, duke sjellë përvojë dhe profesionalizëm në çdo stërvitje.

Ky kamp organizohet në kuadër të programit shtetëror, \"Kosova, shtet i xhudos\", nën komponentën \"Diplomacia Publike\" që ka për qëllim zhvillimin e diplomacisë kosovare përmes sportit të xhudos.

Prapa