Ministri Çeku takoi një delegacion të shqiptarëve të Turqisë

Ministri Çeku ka pritur sot në takimin një delegacion nga Shoqata Rumeli Kosova, të kryesuar nga Uğur Şengöz. E themeluar në vitin 1979, kjo shoqatë është një nga organizatat kryesore që përfaqësojnë diasporën shqiptare në Turqi.
Në një bisedë të këndshme, diskutuan për bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Turqisë, rolin e diasporës shqiptare në forcimin e këtyre lidhjeve dhe mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta në Izmir.
Ministri Çeku vlerësoi kontributin e Shoqatës Rumeli Kosova dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta.