Promovohet libri “Një kosovar si Radomiri...”

13.03.2025

Mbrëmë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u promovua libri “Një kosovar si Radomiri - Radomir Dimiq, përmbledhje shkrimesh”.

Ky libër, që mblidhet në një testament të guximit, të vërtetës dhe të shpirtit të pathyeshëm, përmbledh shkrimet dhe intervistat e gazetarit Radomir Dimiq, të botuara ndër vite në mediat e vendit.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Agron Bajrami, autori, Radomir Dimiq dhe shumë personalitete tjera nga jeta politike dhe kulturore e vendit.

Kryeministri theksoi se libri pasqyron rrëfimin e së kaluarës, angazhimin për drejtësi dhe liri, si dhe thirrjen e fuqishme për një të ardhme të bashkuar dhe pa ndarje.

Prapa