Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sonte në Bern

Nën drejtimin e Antoine Marguier, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet për herë të parë në një koncert në kryeqytetin e Zvicrës.
Programi i koncertit përfshin vepra nga kompozitorët Rexho Mulliqi, Valton Beqiri dhe Kreshnik Aliçkaj, si dhe vepra nga literatura botërore, me kompozitorë si Manuel de Falla, Giacomo Puccini dhe Giuseppe Verdi. Në koncert do të marrë pjesë sopranoja Besa Llugiqi, e cila do të shoqërohet në një prej pikave edhe nga tenori Oscar Esmerode dhe saksofonisti Vitaly Vatulya.
Koncerti mbahet në Sallën e Madhe të Casino Bern dhe fillon në orën 19:30.