27 vjetori i Epopesë së UÇK-së

Në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot, në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin krerët e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ministri, Hajrulla Çeku, ministri, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, përfaqësues të familjes Jashari, ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, zyrtarë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FSK-së, si dhe autoritete të tjera politike, diplomatike dhe ushtarake, vendore dhe ndërkombëtare.