Ndërtimi i hapësirave të reja për xhudo në Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj

Në kuadër të programit shtetëror \"Kosova, Shtet i Xhudos,\" komponentës \"Infrastruktura fizike\", janë shpallur procedurat për ndërtimin e dojove, në komunën e Mitrovicës, Gjilanit dhe Ferizajt.
Lokacionet për ndërtimin e doxhove janë siguruar nga komunat përkatëse, hartimi i projektit është siguruar nga Federata e Xhudos së Kosovës, ndërsa investimi kryesor për ndërtimin dhe pajisjen e tyre vjen nga Ministria e Sportit.
Deri në vitin 2028, do të ndërtohen shtatë doxho, në shtatë komuna të Kosovës.