Koncerti i orkestrës së Filharmonisë së Kosovës

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës të premten ofroi një mbrëmje të mrekullueshme për publikun në Prishtinë.
Koncerti nisi me interpretimin premierë të veprës ‘Rush Hour 2’ nga kompozitori i ri Lum Halabaku, nën drejtimin e mjeshtrit Dario Salvi.
Pjesa qendrore ishte rezervuar për yllin italian të flautit, Andrea Griminelli, i cili interpretoi Koncertin për flaut nr. 1 të Mozartit. Më pas, ai u paraqit në skenë me flautisten e mirënjohur kosovare, Venera Mehmetagaj-Kajtazi, për të interpretuar kohën e tretë të Koncertit për dy flaute të Cimarosës. Në bis ‘The Flight of the Bumblebee’ qe dedikimi i Griminellit për Mehmetagajn, në shënim të ribashkimit të dy artistëve në skenë pas 43 vjetësh që nga koha e studimeve të tyre në Paris.
Koncerti u përmbyll me Simfoninë Nr. 8 të Beethovenit, në shënim të 255-vjetorit të gjeniut klasik.
Filharmonia do të rikthehet me koncert më 17 shkurt 2025, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, nën drejtimin e Baki Jasharit dhe me solistë pianistin Shkëlzen Baftijari dhe mexosopranon Flaka Goranci. Ndërsa më 27 shkurt 2025, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, Filharmonia do të performojë nën drejtimin e Antoine Marguier, me solistë saksofonistin Vitaly Vatulya dhe sopranon Besa Llugiqi.