Vihet gurthemeli i Qendrës së Kulturës në Mamushë

Qendra e kulturës në Mamushë do të jetë hapësira e re me kushte moderne për të rinjtë dhe të rejat, artistët e aktivistët e komunitetit turk.
Sot u vu gurthemeli, ndërsa të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, së bashku me shumë të ftuar të tjerë.
Projekti është bashkëfinancim mes Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe komunës së Maushës, ndërsa kap vlerën 1 milion e 700 mijë euro.