Zëvendësministrja Osmani takoi nënpresidentitn e Federatës Evropiane të Notit

Zëvendësministrja Daulina Osmani ka pritur sot në takim nën-presidentin e parë të Federatës Evropiane të Notit, Josip Varvodić.
Bashkë diskutuan për forcim të bashkëpunimit, për punët që janë bërë në fushën e sportit, sukseset e sfidat në sportin e notit në veçanti.
Zëvendësministrja Osmani e falënderoi nënpresidentin Varvodić për vizitën e tij në Kosovë, ndërsa bëri të ditur gatishmërinë e Ministrisë së Sportit për mbështetje dhe zhvillim të mëtejshëm të këtij sporti.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Federata e Notit e Kosovës.