Nis cikli i koncerteve për 25 vjetorin e Filharmonisë

30.01.2025

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, të premten më 31 janar 2025, vjen me një koncert të veçantë.

Ylli italian i flautit Andrea Griminelli do të vijë në Prishtinë për një mbrëmje të paharrueshme. Nën drejtimin e mjeshtrit Dario Salvi, Griminelli do të luajë Koncertin për flaut nr. 1 të Mozartit dhe, më pas, së bashku me flautisten e mirënjohur kosovare Venera Mehmetagaj - Kajtazi, do të interpretojnë kohën e tretë të Koncertit për dy flaute nga Cimarosa.

Në këtë mbrëmje, në shënim të 255-vjetorit të lindjes së Beethoven-it, Orkestra do të interpretojë Simfoninë e 8-të të gjeniut klasik, ndërsa gjithashtu do të interpretohet edhe premiera e veprës ‘Rush Hour 2’ nga kompozitori kosovar Lum Halabaku.

Me këtë koncert, do të nisë cikli i koncerteve drejt shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Filharmonisë së Kosovës.

Rezervoni biletat falas në këtë link: https://shorturl.at/IBacD

Prapa