Viti i katërt i programit “Drejt Malit”

Po nis për të katërtin vit radhazi shkolla dimërore e skijimit, në kuadër të programit shtetëror “Drejt Malit”.
Në Qendrën e Skijimit në Brezovicë këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 1200 nxënës të klasave të 7-ta nga shkollat fillore dhe të mesme të ulëta. Ata do të ndahen në 10 grupe për të marrë pjesë në këtë përvojë një-javore, duke mësuar bazat e skijimit dhe duke shijuar aktivitetet e zhvilluara në natyrë.
Shkolla Dimërore e Skijimit është një mundësi unike për të nxitur dashurinë për sportin malor dhe për të përforcuar përfitimet e aktivitetit fizik, duke kontribuar në zhvillimin e një brezi të shëndetshëm dhe aktiv.
“Drejt Malit” është program i Qeverisë së Kosovës, që zbatohet nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës.