Restaurimi i “Kazermës së vjetër” në Prizren

Po vazhdon restaurimi i aseteve të trashëgimisë kulturure në gjithë vendin.
Ndërhyrjet po zhvillohen me intensitet në ndërtesën “Kazerma e vjetër”, në Prizren.
Krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, ndërhyrja do t’i shërbejë edhe funksionalizimit në dobi publike. Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor.