Lansohet platforma online për Muzetë e Kosovës

EC Ma Ndryshe ka lansuar platformën online për Muzetë eKosovës. Aty, aktualisht ofrohen informata për muzetë aktive në Prishtinë,Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë, përfshirë llojin e muzeut, artefaktet eekspozuara, lokacionin, orarin e punës, kontaktet, etj, me qëllim që ato tëjenë më të qasshme për qytetarët dhe turistët.
Përmes saj synohet promovimi i muzeve të Kosovës, rritja enumrit të vizitorëve, orientimi më i lehtë i turistëve, sikurse edhedigjitalizimi i të dhënave të hulumtuara.
Platforma në mënyrë të vazhdueshme do ta pasurohet meinformata të duhura për muzetë në Kosovë.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit"Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dheinovacioni", që përkrahet nga Ministria e Kulturës. Linku i platformës: https://muzeu.info/