Mbrëmë u shpallën më të mirët e hendbollit për vitin 2024
Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja, Daulina Osmani, dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, si dhe shumë personalitete të tjera nga fusha e hendbollit.
Egzon Gjuka u shpall hendbollisti më i mirë i vitit për të katërtën herë radhazi për udhëheqjen e Rahovecit drejt titullit të kampionit dhe paraqitjet e shkëlqyera në Kombëtaren e Kosovës. Ndërsa, Salemateu Camara e Ferizajt shpallet hendbollistja më e mirë e vitit, duke udhëhequr ekipin në fitimin e Kupës dhe Superkupës së Kosovës.
Në ceremoni u shpallën edhe lojtarët më të mirë të Kombëtares: Bujar Ramosaj dhe Arlinda Hajdari. Shtatëshja më e mirë përfshin emra si Arbër Curri, Egzon Gjuka, Lulzim Shabani, dhe të tjerë.
Në fund, u nderuan me mirënjohje post-mortum personalitete që kanë kontribuar në hendbollin kosovar, si Izet Gjinovci, Shqipe Bajçinca-Brestovci, dhe të tjerë që lanë një trashëgimi të çmuar në këtë sport.
FHK-ja gjithashtu shprehu mirënjohje për partnerët dhe gazetarët që kanë kontribuar në zhvillimin e hendbollit.
Urime të gjithë laureatëve dhe shumë suksese tutje.