Federata e Sporteve Universitare organizoi ceremoninë e fundvitit
Mbrëmë, Federata e Sporteve Universitare të Kosovës organizoi ceremoninë e fundvitit për të festuar arritjet dhe përkushtimin e sportistëve tanë universitarë.
Një nga sukseset më të mëdha të këtij viti ishin Lojërat Evropiane Universitare në karate, ku Kosova fitoi katër medalje: një të artë në konkurrencën ekipore, si dhe dy të argjendta dhe një të bronztë në konkurrencën individuale. Gjatë kësaj ceremonie, federata ndau mirënjohje për sportistet: Fortesa Orana, Vlera Qerimi, dhe Elmedina Istogu, të cilat u vlerësuan për sukseset e tyre të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.
Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, dhe kryetari i federatës, Musa Selimi.