Drejt Finalizimit të Planit të Menaxhimit për Fshatin Zym

20.12.2024

Sot shënojmë një hap të rëndësishëm në formësimin e së ardhmes së fshatit Zym dhe vendbanimeve përreth tij. Në bashkëpunim me komunitetin dhe përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, diskutimet u përqëndruan në zhvillimin kulturor të zonës.

Në takim u prezantuan shtyllat strategjike dhe plani i veprimit, të bazuara në vlerat kulturore të dakorduara dhe në vizionin e përbashkët. Këto shërbejnë si themel për një qasje gjithëpërfshirëse që synon ruajtjen e trashëgimisë, duke nxitur zhvillim. Projektet strategjike të propozuara synojnë të nxisin rritjen kulturore dhe ekonomike të rajonit, duke nxitur mundësi të reja biznesi, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët vendas.

Ky projekt, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i zbatuar nga UN-Habitat Kosova përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës, të financuar nga Qeveria e Suedisë, ka për qëllim të integrojë trashëgiminë kulturore në planifikimin hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Prapa