Takohen ministrat e kulturës Kosovë - Shqipëri
20.12.2024
Ministri Çeku ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës së Shqipërisë, Blendi Gonxhja.
Bashkë diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta.
Në këtë takim shumë konstruktiv, u fol gjithashtu për projektet e reja që mund të realizohen në fushën e artit, teatrove e filmit.
Të dy ministrat u zotuan të punojnë edhe më tutje drejt arritjeve dhe sukseseve të përbashkëta.