Ministri Çeku takoi ambasadoren Boven
![](https://www.mkrs-ks.org/repository/images/451_300/23_12_2024_6009245_tmah1.jpg)
Ministri Çeku ka pritur sot në takim Ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Karin Boven.
Bashkë diskutuan për zhvillimet dhe punët që po bëhen aktualisht në MKRS dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, planifikim të aktiviteteve në fushën e artit, rinisë dhe sportit.
Ministri Çeku dhe ambasadorja Boven u shprehën të përkushtuar për të realizuar projekte të përbashkëta në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira me qëllim të promovimit të vlerave të dy shteteve.