Zgjidhen më të mirët e basketbollit
20.12.2024
Mbrëmë, në Prishtinë u mbajt ceremonia “Laureatët 2024”, organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Në këtë ngjarje u nderuan më të dalluarit e basketbollit në vend. Basketbollisti më i mirë u zgjodh Mikaile Tmusic ndërsa basketbollistja më e mirë Aulona Muhadri. Skuadra më e mirë tek meshkujt, KB Trepça dhe skuadra më e mirë tek femrat KBF Bashkimi. U ndanë gjithashtu edhe çmime e mirënjohje të tjera ndërsa u fol për arritjet në sportin e basketbollit në vitin që po e lëmë pas.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, e cila ndau çmimet për talentet e reja të basketbollit, duke vlerësuar kontributin e të rinjve dhe përkushtimin e tyre për këtë sport.