Themelohet Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

19.12.2024

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi që i hapë rrugë themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.

Vendi ynë do të ketë një muze të dinjitetshëm ku do të dokumentohen dhe prezantohen krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë.

Muzeu fillimisht themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Muzetë, si institucion i pavarur muzeal i nivelit kombëtar.

Do të ndërmirren të gjithë hapat përkatës, për hartimin e konceptit muzeor dhe kuratorial, si dhe për projektin arkitektonik dhe hapësinor të ndërtesës së Muzeut.

Muzeu do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht është Ministria e Kulturës ndërsa paralelisht do të zhvillohen procedurat për zhvendosjen e administratës në një ndërtesë tjetër ose një të re.

Prapa