Zbatimi i programit “Super Sportistët”

29.11.2024

Sot u nënshkrua marrëveshja për zbatim të programit “Super Sportistët” mes Ministrisë së Sportit, Komitetit Olimpik dhe tetë federatave.

Memorandumi u nënshkrua nga ministri Hajrulla Çeku, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, dhe drejtuesit e federatave të përfshira: Atletika, xhudo, boksi, mundja, taekwondo, noti, skitaria, dhe shenjëtaria sportive.

Në program janë të përfshirë 23 sportistë, ndërsa vlera e mbështetjes për katër vjet është 4 milionë euro.

Sportistët e talentuar dhe me potencial të vendit tash e tutje kanë shtetin prapa, për të ju mundësuar rrugën drejt suksesit.

Prapa