Zëvendësministrja Osmani takoi nënkryetarin e Federatës Botërore të Boulingut, Nikolaides

29.11.2024

Zëvendësministrja Osmani ka pritur në takim nënkryetarin e Federatës Botërore të Boulingut, Marios Nikolaides, i shoqëruar nga kryetari i Federatës së Boulingut të Kosovës, Blerim Berila dhe përfaqësues tjerë të federatës.

Bashkë diskutuan për forcim të bashkëpunimit, rritjen e kapaciteteve dhe masovizimin e sportit të boulingut në Kosovë.

Zëvendësministrja Osmani e falënderoi nënkryetarin Nikolaides për vizitën e tij në Kosovë, ndërsa e njoftoi me punët që po bëhen në fushën e sportit në vend dhe bëri të ditur gatishmërinë e Ministrisë së Sportit për mbështetje dhe zhvillim të sportit të boulingut.

Prapa