Orkestra e Filharmonisë mbajti koncert për nder të 28 Nëntorit
Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Dario Salvit, dha koncert më 28 nëntor në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Programi përfshiu vepra të jashtëzakonshme nga kompozitorët: Beethoven, Holst, Ketèlbey, Jones, ndërsa kulmoj me premierën kosovare të veprës \"Illyrian Dances (Valle ilire)\" nga kompozitori Guy Woolfenden.
Surpriza e mbrëmjes ishte paraqitja e gajdexhiut nga Malta, Stefan Mercieca, i cili, pas një loje tradicionale në gajde, interpretoi edhe The Gael nga Trevor Jones, I Dreamed a Dream nga Claude-Michel Schönberg, dhe Kështjella e Edinburgut nga Duncan R. Beat.
Koncertin e ndoqi edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Orkestra Frymore dhe Kori i Meshkujve i Filharmonisë së Kosovës do të mbajnë koncert më 30 nëntor në Prizren, prej orës 19:30, në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”.