Premiera e dokumentarit “SENSEI Driton Toni Kuka - Made in Kosova”

27.11.2024

Mbrëmë, në një mbrëmje të veçantë në Kino ARMATA, u mbajt premiera e dokumentarit “SENSEI Driton Toni Kuka - Made in Kosova”, i realizuar nga regjisori Vranin Gecaj, i cili pasqyron historinë frymëzuese të kryemjeshtrit të xhudos.

Kjo ngjarje mblodhi figura të shquara nga sporti, politika dhe diplomacia, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja, Daulina Osmani, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovés, Ismet Krasniqi, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, trajneri Driton Kuka, medalistet olimpike Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, xhudistë e xhudiste, sportdashës e qytetarë.

Dokumentari solli për publikun rrugëtimin e jashtëzakonshëm të kryemjeshtrit Driton Kuka dhe të xhudistëve tanë drejt sukseseve të mëdha që i sollën vendit.

Prapa