Stadiumi i parë i atletikës në vend do të jetë në Kamenicë

27.11.2024

Kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të atletikës në Kamenicë, investim 3.5 milionë euro i Ministrisë së Sportit.

Ky stadium do t'i ketë tetë shtigje vrapimi, një shteg ndihmës prej 100 metrash dhe pajisje të plota për të gjitha disiplinat e atletikës duke ofruar kushte moderne për atletët tanë.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetari i Federatës së Atletikës në Kosovë, Halil Sylejmani, kryetari i klubit atletik “Rogana”, Zijadin Kryeziu, deputetë e qytetarë.

Prapa