Kryeministri Kurti takoi arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
26.11.2024
Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri Çeku dhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Blerina Rogova Gaxha, sot pritën në takim arkitektin e njohur kroat, Andrija Mutnjaković, i cili ka dizajnuar e ideuar objektin ikonik të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Ata i shprehën vlerësimin e tyre për dizajnimin e këtij aseti të vendit tonë, po ashtu për kontributin që ka dhënë për projektin e rinovimit të tërësishëm të objektit, gjersa hartimi i projektit arkitektonik është shumë afër përfundimit.
Në fund të takimit, arkitekti Mutnjaković, i dhuroi kryeministrit Kurti librin që përmban planimetri e skica të Bibliotekës, një pasqyrim i punës komplekse dhe dizajnit të veçantë.