Opera “Goca e Kaçanikut” në Gjakovë
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Prishtinë, opera historike \"Goca e Kaçanikut\" rikthehet në skenë, kësaj here në Pallatin e Kulturës \"Asim Vokshi\" në Gjakovë, sot, në ora 19:00.
Ky produksion madhështor i Operës së Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës, sjell mjeshtërinë e kompozitorit Rauf Dhomi në një shfaqje që ndërthur muzikën, vallëzimin dhe aktrimin në një spektakël të paharrueshëm.
Nën regjinë e mjeshtrit Nikolin Gurakuqi dhe dirigjimin e maestro Edon Ramadani, opera në variantin e saj më të plotë përfshin një kast të jashtëzakonshëm artistësh. Sopranoja Adelina Paloja dhe tenori Ismet Vejseli rikthejnë në jetë personazhet kryesorë, Pafikën dhe Trimorin, ndërsa Hektor Leka dhe Teuta Kurti portretizojnë me mjeshtëri Plakun dhe Plakën. Në role të tjera do të shfaqen Harris Bajraktari si Rusbashi, Hekuran Bllaca si Fiqali, Rizah Jahaj si Kasneci dhe Etrit Nura si Agjenti.
Kori, orkestra, balerinët dhe gjithë ekipi artistik do të sjellin një tjetër mbrëmje magjepsëse për publikun e Gjakovës, duke përjetësuar historinë dhe emocionet e kësaj vepre monumentale