Njoftim për anulimin e festivalit “Moisiu”

18.11.2024

Me dëshpërim të thellë ju njoftojmë që Festivali i teatrit shqiptar \"Moisiu\", i paraparë të mbahej nga 20 deri më 27 Nëntor, do të anulohet për shkak të grevës së aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ne e respektojmë plotësisht të drejtën e organizimit sindikal. Nga Shoqata Sindikale e Aktorëve kemi kërkuar që ta kursejnë Festivalin Moisiu, pasi ai paraqet interes kombëtar dhe përfshin tri shtete. Nuk e kemi gjetur këtë mirëkuptim nga sindikata.

Andaj, në konsultim me Tiranën e Shkupin, përkundër përfundimit të të gjitha përgatitjeve programore dhe logjistike, jemi të detyruar të anulojmë festivalin për të cilin u bënë shumë sakrifica që të arrinte në edicionin e tretë.

Prapa