Koncert në Gjakovë
16.11.2024
Është mbajtur koncerti i Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës në Pallatin e Kulturës në Gjakovë.
Koncerti u hap me uverturën “William Tell” për të vazhduar me “Stabat Mater” të Rossinit. Nën drejtimin e Hajrullah Syla dhe me solistët sopranon Besa Llugiqi mexosopranon Albane Carrère, tenorin Ismet Vejseli dhe basin Andrei Yvan, publiku i Gjakovës mirëpriti me ovacione njërën prej veprave më të njohura të literaturës sakrale.
Koncerti u organizua në kuadër të programit “Filharmonia në Lëvizje, që ka për qëllim prezantimin e institucionit më të lartë muzikor jashtë Prishtinës.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.