Ekspozita e Sanja Ivekovic “Shtëpia e Grave”
15.11.2024
Mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita “Shtëpia e Grave” nga artistja Sanja Iveković, kuruar nga Ivana Bago dhe Hana Halilaj.
Kjo ekspozitë është ftesë për të eksploruar dhe reflektuar mbi historitë e grave – historitë e rezistencës, solidaritetit dhe ndryshimit shoqëror.
“Shtëpia e Grave” shfaqet si një instalacion që bashkon artin vizual me narrativat historike dhe personale, duke ndriçuar rolin e grave në betejat për drejtësi, barazi dhe dinjitet. Përmes saj, Sanja Iveković na kujton se zërat e grave janë jo vetëm të rëndësishëm, por thelbësorë për ndërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 janar 2024.