Baleti i Kosovës në zbatim të shfaqjeve mobile
15.11.2024
Po zbatohet politika e mobilitetit që institucionet e kulturës të ofrojnë program të rregullt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Mbrëmë Baleti Kombëtar i Kosovës dha shfaqje në Qendrën e Kulturës në Obiliq.
Shfaqja “Terminal” nën koreografinë e Evgeny Kozlov dhe Romane Petit dhe me muzikë nga Andreas Moustoukis, që eksploron psikikën njerëzore përmes metaforës së udhëtimit, ofroi një përvojë të thellë dhe emocionuese për publikun.