Qyteti i Gjakovës me stadium 9 milionë euro
14.11.2024
Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani vizitoi sot qytetin e Gjakovës, ku u takua me kryetarin e komunës, Ardian Gjini.
Bashkë diskutuan për përgatitjet që po bëhen në kuadër të organizmit të Lojërave Mesdhetare, si dhe projektet e përbashkëta mes MKRS-së dhe Komunës së Gjakovës.
Pas takimin vizituan stadiumin e qytetit për të parë nga afër punimet që po zhvillohen aty.
Qyteti i Gjakovës së shpejti do ta kenë stadiumin modern të nivelit ndërkombëtar. Ky stadium me investim prej 9 milionë eurosh, është duke u ndërtuar në kuadër të planit 5 vjeçar të infrastrukturës sportive të futbollit dhe do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare 2030.