Ndahen çmimet për dramë

14.11.2024

Sot, në Ministrinë e Kulturës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Katarina Josipi” për Dramën Origjinale Shqipe, duke nderuar tri vepra që kontribuojnë në pasurimin e dramaturgjisë shqipe.

Çmimin kryesor e fitoi Jeton Neziraj me dramën “Udhëtimi i familjes Muller në Unmikistan”, një vepër që përshkruan tema komplekse të jetës në Kosovë dhe angazhimin për trajtimin e tyre përmes artit. Çmimi i dytë shkoi për dramën “Fridrih Fluturaku: Shifra Ubi Amor lbi Dolor” nga Astrit Kabashi, ndërsa i treti për dramën “Zelus” nga Hynor Vitia.

Ministri Çeku, falënderoi artistët për përkushtimin e tyre dhe vlerësoi rëndësinë e mbështetjes së talentëve vendorë në zhvillimin e artit skenik.

Ai gjithashtu njoftoi se MKRS po punon për një rregullore të re për çmimet në kulturë, që do të mundësojë një sistem më gjithëpërfshirës për vlerësimin dhe mbështetjen e artistëve në Kosovë.

Juria për për vlerësimin e çmimeve ishte në përbërë të Fadil Hysaj, Kushtrim Koliqi, Bislim Muqaj, Kushtrim Mehemeti dhe Zoga Çeta Çitaku.

Prapa