Bashkëpunimi dhe fuqizimi i Rinisë përmes Sportit

31.10.2024

Në Shkup është mbajtur konferenca rajonale e organizuar nga zyra e RYCO’s, me temën “Pikët për Zhvillim: Bashkëpunimi Rajonal dhe Fuqizimi i Rinisë përmes Sportit\".

Në panelin e parë të diskutimit, ku u fol për tregimet e suksesit të fuqizimit të të rinjve përmes sportit, zëvendësministrja Daulina Osmani ndau arritjet dhe sfidat me të cilat l përballet Kosova në zbatimin e programeve edukative sportive për të rinjtë.

Ajo i njoftoi pjesëmarrësit për programet “Sport në Shkolla” e “Drejt Malit”, përfitimet që kanë sjellë deri tani për fëmijët e të rinjtë e vendit.

Në konferencë u prezantua edhe një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive që pritet të organizohet në Kosovë, Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të shumtë, vendimmarrës nga shtetet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, të cilët shkëmbyen përvojat dhe prezantuan politikat e shteteve të tyre në fushën e rinisë dhe sportit.

Prapa