Mbahet turneu ndërkombëtar në pingpong
Gjatë fundjavës, palestra \"1 tetori\" është shndërruar në arenë sportive ndërkombëtare të pingpongut me garën WTT Youth Contende.
Në këtë garë ishin mbi 100 sportistë të rinj nga 39 vende, ndërsa u përjetuan emocione të mëdha dhe u shfaq talenti i nivelit më të lartë të sportistëve pjesëmarrës.
Pingpongisti i talentuar Imran Duraku fitoi vendin e dytë për në U11.
Nga afër, garat i ndoqën edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrja Daulina Osmani.
Përgëzime Federatës së Pingpongut për organizimin dhe urime Imranit për suksesin.
Organizimi i garave ndërkombëtare në Kosovë vazhdon pandalur. Gjatë ditëve në vazhdim, po ashtu do të zhvillohet edhe gara \"WTT Feeder Prishtina 2024\", ku do të marrin pjesë afër 100 pingpongistë, përfshirë këtu edhe 10 pingpongistët tanë më të mirë nga të dyja konkurrencat.