Ministri Çeku takoi përfaqësuesit e organizatës TIKA

22.10.2024

Ministri Çeku ka pritur sot në takim zëvendëskryetarin e organizatës turke TIKA, Mahmut Çevik.

Bashkë diskutuan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e kulturës e rinisë, po ashtu punët e përbashkëta, veçanërisht në trashëgimi kulturore. Të dyja palët vlerësuan rëndësinë e projekteve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë.

Ministri Çeku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të TIKA-s dhe theksoi përkushtimin për të vazhduar këtë partneritet në projekte të reja që kontribuojnë në ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Prapa