Ministri takoi anëtarët e rinj të Këshillit të Librit

11.09.2024

Ministri Çeku ka emëruar Këshillin e ri të Librit, i cili përbëhet nga 11 anëtarë, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme kulturore dhe arsimore të vendit, si dhe ekspertë të fushës.

Këshilli drejtues i cili ka mandat 4 vjeçar ka këtë përbërje: Jehona Shyti, Bekim Samadraxha, Faton Berisha, Nysret Krasniqi, Adem Zejnullahu, Blerina Rogova Gaxha, Arber Rrahmani, Leontina Gega Musa, Agim Vinca, Nerimane Kamberi dhe Qerim Ondozi.

Sot u zhvillua takimi i parë njoftues me ta, ndërsa ministri Çeku u shprehu mbështetjen e plotë të MKRS për punën e tyre të rëndësishme në vitet e ardhshme.

Ekspertiza dhe përkushtimi i këtij Këshilli do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të kulturës së librit në Kosovë.

Prapa