Zbulime të reja arkeologjike në Ulpianë

18.08.2024

Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku vizituan lokalitetin arkeologjik Ulpiana, për të parë nga afër gërmimet arkeologjike në hapësirën ku vitin e kaluar u zbulua një mbishkrim i veçantë, i Perandorit Justinian (527-565).

Pas zbulimit historik, ekipi ka zgjeruar gërmimet në bazilikën e Justinianit duke shpërfaqur fragmente nga mozaiku, dhe për rëndësinë e tyre diskutuan me arkeologët udhëheqës të kësaj ekspedite, Christophe Goddard, nga Universiteti “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Milot Berisha nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Arben Hajdari nga Unvisersiteti i Prishtinës.

Arkeologët po vazhdojnë punën për zbulime të reja në këtë hapësirë dhe kjo është bërë më e lehtë tashmë që është marrë vendimi përfundimtar për shpronësim të pronave përreth dhe ato janë në pronësi të shtetit të Kosovës.

Prapa