Green Fest, festival i cili bën bashkë kulturën, artin dhe kujdesin për mjedisin
15.08.2024
Mbrëmë, në parkun e qytetit në Mitrovicë, me moton "Lum Na", u hap edicioni i 14-të i Green Fest. Festivali katër-ditor këtë vit trajton rëndësinë e lumenjve për ekosistemin dhe kualitetin e jetës njerëzore.
Në kuadër të programit përfshihen aktivitete kulturore dhe artistike, programe edukative, aktivitete rekreative.
Në hapje të festivalit morën pjesë, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi e qytetarë të shumtë.
Mesazhi kryesor i festivalit thirrja për të kontribuar për një mjedis më të qëndrueshëm.
Green Fest mbështetet nga Ministria e Kulturës.