Podujeva do të bëhet me pishinë gjysmë-olimpike

24.07.2024

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komunës së Podujevës për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë.

MKRS-ja merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare prej 3 milionë e 500 mijë euro nga vlera e parashikuar e kontratës prej 4 milionë euro.

Ndërsa Komuna e Podujevës merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare prej 500 mijë euro, sigurimin e projektit, sigurimin e të gjitha lejeve të zbatueshme për zbatimin e projektit, sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor, financiar dhe teknik, si dhe vëzhgimin e zbatimit të kontratës në baza të rregullta periodike.

Projekti parashihet të përfundojë brenda periudhës trevjeçare (2024, 2025, 2026).

Memorandumi është nënshkruar nga U.D. Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Prapa