Ekspozita e artistit Rron Qena

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita “Udhët që më njohin” e artistit Rron Qena, kuruar nga Lulzim Zeqiri.
Aty janë ekspozuar 39 piktura, në të cilat artisti ka paraqitur momentet e pamjeve të lagjeve, të këndeve të qyteteve dhe portretet me dedikime të njerëzve të dashur.
Rrugët e Prishtinës, Berlinit, Shkodrës, Bremenit, nuancë pas nuance shtrohen në pëlhurën e tij, për të na shpier në një gjeografi që nuk vijëzon kufi, e cila na merr me vete në udhëtim për të parë dhe ndjerë forcën e imagjinatës dhe pasurinë e botës së artistit.
Po ashtu në kuadër kësaj ekspozite, janë të vendosura edhe disa piktura me portrete nga kujtimet e tij familjare.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorë deri më 1 shtator.