Gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit
![](https://www.mkrs-ks.org/repository/images/451_300/18_07_2024_2428079_gacgj1.jpg)
Kanë nisur gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit, një lokalitet tejet i rëndësishëm për nga historia. Aty po punohet me profesionalizëm nga ekipi i ekspertëve të kësaj fushe.
Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike - periudha e Mbretërisë Dardane.
Përmes zbulimeve të reja arkeologjike tregohet historia e lashtë e vendit tonë dhe këto lokalitete po marrin vëmendjen e duhur shtetërore.