Koncerti për paqe i Filharmonisë së Kosovës

07.07.2024

Mbi 200 muzikantë nga Filharmonia e Kosovës, Kori i Operës së Kosovës dhe Kori i Universitetit “Haxhi Zeka” kanë performuar mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në koncertin e titulluar “Koncert për Paqe”.

Ky organizim i jashtëzakonshëm muzikor i Filharmonisë së Kosovës ishte edhe koncerti përmbyllës për sezonin 2023/2024 dhe në kuadër të saj shënoi dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koncerti u drejtua nga dirigjenti Baki Jashari, ndërsa në rolin e solistëve ishin Adelina Paloja, Liridon Sadriu dhe Safet Berisha, që i sollën publikut vepra të fuqishme nga literatura muzikore, përfshirë këtu vepra “The Armed Man: A Mass for Peace\", në shqip “Njeriu me armë: Meshë për paqe” nga kompozitori britanik Karl Jenkins, që u kushtohet viktimave të luftës së Kosovës.

Prapa