Kampionët e parë të programit “Sport në Shkolla” në basketboll 3x3

10.06.2024

Ka përfunduar me ndeshjet finale edicioni i parë i programit “Sport në Shkolla” në basketboll 3x3. Në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet janë zhvilluar garat republikane, pasi më herët kishin përfunduar garat shkollore dhe ato rajonale.

28 ekipe të klasave 6-9, të 14 shkollave të shtatë rajoneve garuan për titull dhe në fund janë shpallur kampionët e grupmoshave U12 dhe U14 në të dyja konkurrencat.

Në konkurrencën e femrave shkolla “Bajram Curri” doli kampione në dy kategori, U12 dhe U14. Ndërsa në konkurrencën e meshkujve U12 kampion u shpall ekipi i shkollës “1 Vushtrri”, kurse te U14 kampion u shpall ekipi i shkollës “7 Marsi” nga Suhareka.

“Sport në Shkolla” është zbatuar në 21 komuna të Kosovës. Në 16 shkolla nxënësit e nivelit 1-5 janë duke mësuar sportin e shahut, kurse në 14 shkolla nxënësit e nivelit 6-9 kanë mësuar sportin e basketbollit.

Prapa