Me aktivitete të ndryshme Kosova po feston 25-vjetorin e çlirimit
10.06.2024
Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në të cilën ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, u është drejtuar deputetëve, duke ua kujtuar momentin nga vendimi për të ndërmarrë veprime për ta ndalur luftën në Kosovë më 1999.
Ish-kryeministri Blair, në adresimin e tij u shpreh se ndihet jashtëzakonisht i lumtur dhe i nderuar njëkohësisht që sot, për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, t’i drejtohet popullit dhe përfaqësuesve të tij nga foltorja e Kuvendit, ndërsa shtoi që në këtë datë veçanërisht përkujtojmë kontributin dhe sakrificën e të gjithë atyre që për lirinë dhe pavarësinë e vendit nuk kursyen asgjë.