25-vjetori i masakrave në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

18.04.2024

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat Hajrulla Çeku, Ejup Maqedonci, zëvendësministra dhe deputetë, kanë bërë homazhe në Drenas në kujtim të martirëve të Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër.

25 vjet më parë, në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër forcat serbe kryen gjenocid duke masakruar 77 civilë shqiptarë. 53 anëtarë të familjes Muqolli, Elshani, Caraku e Hoxha në Poklek, në mesin e tyre edhe fëmijë, kurse 24 civilë të tjerë në Çikatovë të Vjetër.

Delegacioni qeveritar vizituan gjithashtu shtëpinë e masakrës së familjes Muqolli në Poklek, e cila tash është shndërruar në muze dhe paraqet dëshmitë e kësaj masakre nga shteti serb.

Prapa